Mbi 22 vjet burg për vrasësin e George Floyd

1 min read

 

Ish polici, Derek Chauvin është dënuar me 22 vjet e gjashtë muaj burg për vrasjen e afrikano-amerikanit, George Floyd.

George Floyd, 48 vjeçar, vdiq pasi më 20 maj të vitit 2020, Chauvin iu gjunjëzua në qafë për nëntë minuta, gjë që e pamundësoi që Floyd të frymonte lirshëm.

Vrasja e tij shkaktoi protesta të shumta kundër racizmit në gjithë vendin.

Chauvin, 45 vjeçar, u dënua për vrasje të shkallës së dytë, ndërkohë që familja e Floyd e mirëpriten këtë dënim të merituar sipas tyre./21Media