Warning: sprintf(): Too few arguments in /home/websitertv21/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/lib/breadcrumb-trail/inc/breadcrumbs.php on line 254

​Prishtina fiton finalen e fazës preliminare të Ligës së Kampionëve

1 min read

 

“Plisat” në fazën e eliminatoreve i pret skuadra hungareze Ferencvarosi.

Kampioni i Superligës së Kosovës Prishtina ka fituar finalen e sotme të fazës preliminare të Ligës së Kampionëve kundër Inter Escaldes.

Pas 90’ minutave lojë, rezultati përfundimtar është 2:0 në favor të prishtinasve, ku të dy golat i ka shënuar mesfushori 26 vjeçar Endrit Krasniqi.

Fillimisht, Krasniqi e zhbllokoi rezultatin në minutën e 45’ të pjesës së parë, kurse golin e dytë dhe të fundit të ndeshjes e shënoi në minutën e 58’.

Me këtë fitore, “Plisat” do të përballen me kampionin e Hungarisë Ferencvarosin në fazën e eliminatoreve të Ligës së Kampionëve.

E deri tek kjo fazë, Prishtina në gjysmëfinale të preliminareve e mposhti kampionin e San Marinos Folgoren, me rezultat 2:0, rezultat ky i cili u përsërit edhe sot në finale kundër Inter Escaldes.